|
|
Materie trattate - Mbrojtja me shpenzimet e shtetit
Mbrojtja me shpenzimet e shtetit e shpjeguar ne 15 pika
E DREJTA E MBROJTJES
Neni 24 i Kushtetutës së Republikës Italiane.Kushdo mund të reagoj në gjykim per te mbrojtur te drejtat e tij dhe interesat legjitime. Mbrojtja eshte nje e drejte e pamohueshme ne çdo gradë dhe shkallë te procedurës. Këto të drejta janë të siguruara, edhe per ata qe s‘kane mundesi ekonomike , mjetet per të reaguar e për t’u mbrojtur para çdo gjykimi. Ligji përcakton mënyrat dhe kushtet per ndreqjen e gabimeve gjyqesore”.
INFORMACION TE PËRGJITHSHME
1. C’është mbrojtja me shpenzimet e shtetit?Është nje institut që të lejon ndihmën e një avokati ose një këshilltari juridik, pa paguar shpenzimet e mbrojtjes dhe shpenzimet e procedurës.
2.Ne cilat proçese lejohet kjo mbrojtje? Ne proçesin penal, civil, administrativ, Në proçedurën e ekzekutimit, në proçesin e rishikimit, palës se tretë, ne rastin e aplikimit te masave të sigurisë ose të parandalimit, ku është parashikuar asistenca e mbrojtesit ose e një këshilltari juridik.E drejta e mbrojtjes pa pagesë vlen për çdo shkallë e për çdo fazë të proçesit dhe për të gjitha proçedurat, rrejdhëse e eventuale, sidoqofte te lidhura të lidhura midis tyre.
3.Para kujt gjykatesi? Para gjykatave, te apelit, te kasacionit, gjyqtareve dhe gjykatave te shkalles se pare, administrative rajonale, keshillit shteteror, komisioneve te taksave provinciale dhe rajonale dhe gjykatës së lartë.
KUSHTET SUBJEKTIVE
4. Kush gëzon këtë të drejtë?Mund të ketë të drejtën e mbrojtjes falas kusho që ploteson kushtet e mëposhtme:
a. Te ardhurat ekonomike Kush konsiderohet i varfër dhe pa asnjë pasuri të patundshme ne momentin e paraqitjes së kerkeses dhe ngelet i tille gjate gjithe kohezgjatjes se proçedures.Ne qofte se i ineresuari jeton vetem, te ardhurat e tij nuk duhet të kalojne shifrën 9.723,84 euro ne vit ( kufiri i te ardhurave ndryshon ne çdo dy vjet ). Konsiderohen fitime te gjitha ato te ardhura te caktuara ne baze te rregullave mbi të ardhurat e personave fizik ( IRPEF ) të fituara në vitin e fundin, si rroga e punes me kontrate te pacaktuar, pensioni, fitimi i punes autonome, etj. Përfshihen këtu edhe të ardhurat që nuk përcaktohen në Irpef ( p.sh pensionet e luftës, etj ), Në qoftë se i interesuar jeton me familjen , te ardhurat e tij mblidhen me ato te bashkshortit ose bashkshortes. Ne te kundert, konsidrohen vetem të ardhurat e të interesuarit në qoftë se ai është ne proçes kunder pjestarëve të familjes. Në proçesin penal : kufiri i të ardhurave është ritur në 1.032,91 euro për çdo pjestar të familjes. Për shembull, në qoftë se familja eshte e perbere prej 2 personash, fitimi total nuk duhet ti kaloj 9.723,84 + 1.032,91 euro, ne qofte se familja eshte e perbere prej 3 personash, fitimi total nuk duhet ti kaloj 9.723,84 + 1.032,91 + 1.032,91 euro etj.
b. ShtetesiaNe procesin penal: kush eshte shtetas italian ose shtetas i huaj, edhe minoren, ose apolide rzident ne Itali.Ne proceset e tjera: kush eshte italian ose i huaj me leje të rrëgullt qëndrimi, apolid edhe pse jo rezident , shoqatat qe nuk kane qellime ekonomike. c.pozicioni proçesual në proçes penal kush ndiqet penalisht, është i akuzuar ose dënuar, personi i ofenduar, i dëmtuar nga gabimi, kush deklarohet pala civile, përgjegjës civil dhe civilisht i detyruar për dënimin pekunarnë gjykimet e tjera kush është palë në proces, ose kërkon te bindë gjykatesin, dhe nuk eshte denuar ne shkallet e mëparshme të proçesit te gjykimit ( ku i eshte pranuar mbrojtja falas), me perjashtim te aktit te demshperblimit te dëmit në proçesin penal.
d. Disa perjashtime.Nuk mund te kete te drejte per mbrojtjen me shpenzimet e shtetit Ne proçesin penal. Kush hetohet, akuzohet ose denohet per mospagim taksash dhe kush ka me shume se nje avokat mbrojtes.Ne proçeset e tjera. Kush mbështet në mënyrë të dukshme në arsyetimë te pabazuara dhe kush eshte palë në një çështje kalimi kreditor o të trejtash një të treti, kur kalimi (i një pronësie) nuk bëhet më pagesë kreditesh paraekzistuese.
KËRKESA PËR MBROJTJE
5. Kush e nënshkruan kërkesen? Vetem i interesuari, përndryshe nuk pranohet dhe firma duhet te verifikohet nga avokati mbrojtes ose nga nënpunesi që pranon kerkesen. Nuk pranohet kerkesa gojore edhe ne qofte se behet gjate seancëes gjyqsore.
6. Kush mund të paraqesë kërkesen ? I interesuari, avokati mbrojtes, ose me letër rakomandatë.
7. Kur duhet të paraqitet kërkesa? Para fillimit të gjyqit ose gjate gjykimit, por ka efekt nga dita e bërjes së kërkesës.
8. Kujt i paraqitet kjo kerkese? Ne gjyqet penale Në kançelerinë e gjykatesit, ose gjykatesit gjate seances gjyqsore; drejtorit të burgut ne qofte se i interesuari eshte i burgosur ose oficerit te policise gjyqsore kur i interesuari eshte në arrest shtepie ose në spital.Ne gjykimet e tjera. Ne këshillin e urdhrit të avokatëve.
9. Si shkruhet kerkesa? Letra duhet të përmbaje kërkesën per pranimin e mbrojtjes me shpenzimet e shtetit: përcaktimin e proçesit per te cilin bëhet kërkesa: të dhënat e personit ( emer, mbiemer, vendlindje, rezidence) dhe kodin fiskal te personit dhe bashkefamiljareve te tij.Duhet të deklarohet, me pergjegjesi te plotë, eksistenza e kusteve ekonomike të kërkuara nga ligji dhe të përcaktohen qartë të ardhurat e plota. Duhet deklaruar impenjimi për të komunikuar çdo ndryshim të të ardhurave edhe pas paraqitjes së kërkesës.Mos plotësimi i një prej këtyre kushteve prodhon mospranimin e kërkesës. Qytetarët jo komunitarë duhet të deklarojnë gjithashtu të ardhurat e/o pasuritë që zotërojnë jashtë shtetit italian.Kërkesa duhet firmosur nga i interesuari dhe firma duhet autentifikuar nga avokati o avokati i zyrës së pranon kërkesën.
10. ç’farë dokumentash i duhen bashkangjitur kërkesës?Asnjë për qytetarët italianë që autodeklarojnë plotësimin e kushteve të kërkuara nga ligji. Qytetarët jo komunitarë duhet të bashkangjisin çertifikatën e Konsullatës së vendit të tyre që konfirmon vërtetsinë e të ardhurave të deklaruara, me përjashtim të rasteve kur pranohet autodeklarata sepse është e pamundur të dokumentohen të ardhurat.Qytetarët jo komunitarë në burg duhet të prodhojnë vërtetimin konsullor brenda 20 ditësh edhe nëpërmjet avokatit o një familiari. Pas paraqitjes së kërkesës, gjykatsi osë këshili i urdhërit munt të verifikojnë vërtetsinë e deklaratave më dokumenta të shkruara, ose në rast pamundësie më autodeklarata të tjera.
11. për sa kohë shqyrtohet kërkesa?Në proceset penale: menjëherë, nëse kërkesa paraqitet në seancë, në rastet e tjera brenda 10 ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës. Vonesa e vendimit prodhon nulitetit absolut të akteve të tjera.Në gjykimet e tjera: brenda 10 ditësh nga paraqitja e kërkesës.
ZGJEDHJA E MBROJTËSIT
12. si e zgjëdh mbrojtësin?Munt të emërohet vetëm një mbrojtës i shkruar në albon e avokatëve të rrethit ku mbahet proçesi o në një listë të veçantë të avokatëve për mbrojtjen me shpenzimet e shtetit, që mund të shqyrtohet pranë Këshillit të urdhërit të avokatëve.
SHPENZIMET
13. ç’farë duhet paguar?asgjë. Të gjitha shpenzimet, si eshe avokati, paguhen nga shteti, po ashtu konsulenti teknik. Avokati apo konsulentët që kërkojnë nga klienti parapagimin e shpenzimeve, shkelin rëndë ligjin.
14. ç’farë ndodh nëse pranohesh gabimisht?Paguhen të gjitha shpenzimet, edhe ato të parapaguara nga Shteti.
SANKSIONET
15.Çfarë ndodh në rastin e deklaratave fallse?Personit që i pranohet kërkesa per mbrojte pa pagese mund te kontrolleve te policise finanziare nepermjet hetimeve te bera ne banka ose agjenci financuese.Deklarimet false o omissive dhe mosdeklarimi i ritjes se te ardhurave ndershkohen me burgim nga 1 deri ne 6 vjet ose me 8 muaj burg dhe me nje gjobe qe ndryshon nga 309,87 euro deri nje 1 549,37 euro, perveç pegeses së shumës qe i detyrohet shtetit.
MEGJTHATE
Keshilla e fundit Me keto informazione kushdo mund të njohë me mire të drejtën e mbrojtjes me shpenzimet e shtetit dhe të kuptojë ne qofte se rasti i tij perjashtohet nga kjo e drejte. Per të perpiluar kerkesen ne menyre te rregullt dhe per te mos u perballur ne sanksione, bëni mirë t‘i drejtoheni avokatit tuaj ose ne mungese te tij keshillit te urdhrit te avokatave ne qytetin ku banoni.
|